“Edi Rama dhe ministrat e tij rreziten në diell”/ Reagon, Berisha: Ka dështuar me turp, vjeshta është e lirisë

“Edi Rama dhe ministrat e tij rreziten në diell”/ Reagon, Berisha: Ka dështuar me turp, vjeshta është e lirisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të shtunë bashkëbisedimin e përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale. PJESË NGA DEKLARATAT E BERISHËS: Java ishte një javë tejet e nxehtë, e dominuar nga protesta në mbarë vendin, në Tiranë dhe në një seri qarqesh të Shqipërisë kundër korrupsionit, arbitraritetit të kreut të Meduzës, Edi Rama dhe organizatës së tij kriminale. Java ishte javë e zjarreve, e dhjetëra e dhjetëra zjarreve të shumta, të cilat kërcënuan jo në një, por në disa zona të banuara të vendit banesa dhe jetën e qytetarëve. Përballë këtyre zjarreve, narkoqeveria vazhdonte vakancat. Edi Rama dhe ministrat e tij rreziteshin në diell, duke luajtur kumbar dhe në indiferencë të plotë të kësaj që ndodh. Prej mbi 2 javësh, me dhjetëra...