Ekzekutimi që tronditi Islandën/ Shqiptari lirohet para kohe nga qelia dhe dëbohet në Shqipëri

Ekzekutimi që tronditi Islandën/ Shqiptari lirohet para kohe nga qelia dhe dëbohet në Shqipëri

Angjelin Sterkaj, i cili në vitin 2023 u dënua me 16 vite burg nga Gjykata e Lartë në Islandë për vrasjen e Armando Beqirajt para shtëpisë së tij në Rauoageroi në vitin 2021, tashmë është liruar me kusht dhe është dëbuar nga vendi. Ai ka ndalim rikthimi në Islandë dhe në zonën Schengen. Këtë e konfirmon Ragna Bjarnadottir, drejtuesja e Shërbimit të Burgjeve, në një intervistë për Visir. Dëbimi i Angjelinit bazohet në një ndryshim të fundit të përkohshëm ligjor të ministrit të Drejtësisë, i cili lejon që të burgosurve të huaj, për të cilët është vendosur dëbimi nga vendi, t’u jepet lirimi me kusht pasi të ketë kaluar një e treta e dënimit. Deri në ndalim të përjetshëm të rikthimit Ragna thotë se nuk...