“Paratë publike nuk janë pronë e një bordi”, Leonard Bombaj i shkruan Ramës dhe Gonxhes/ Regjisori: 2 vite pritje për financimin e filmit

“Paratë publike nuk janë pronë e një bordi”, Leonard Bombaj i shkruan Ramës dhe Gonxhes/ Regjisori: 2 vite pritje për financimin e filmit

Nga Leonard Bombaj HISTORI ME FILMALetër e hapur për Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja Zoti Kryeministër! Zoti Ministër!     Po ju shkruaj publikisht sepse edhe ju jeni pjesë e këtij rrugëtimi.Zoti Rama! Më 14 shkurt 2024, në orën 8:45, hyra në zyrën tuaj me një producent amerikan. Ai ju deklaroi se do të financonte një film shqiptar, duke kërkuar pjesëmarrjen e shtetit shqiptar. Ishte koha kur Qendra Kombëtare e Kinematografisë ishte e pezulluar dhe në ristrukturim. Ju thatë: “Bëjini gati letrat, and come back again! Historia dhe autori shqiptar e meriton.” Na ishin dashur gjashtë muaj për të siguruar atë takim. Producenti firmosi, vulosi dhe i sollëm letrat, por me ju nuk u takuam më. Pas dy...