Gjykata franceze del kundër Macron – Rrëzon vendimin e ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Gjykata Kushtetuese e Francës ka bllokuar ligjin që parashikonte ndalimin e aksesit në rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç, duke vlerësuar se dispozitat cenojnë në mënyrë disproporcionale lirinë e shprehjes dhe të drejtën për privatësi. Vendimi përbën një goditje për nismën e Presidentit Emmanuel Macron për forcimin e kufizimeve ndaj përdorimit të mediave sociale nga fëmijët. Ligji, i miratuar nga parlamenti francez në korrik, parashikonte që personat nën 15 vjeç të mos mund të hapnin llogari në platformat e mediave sociale duke nisur nga shtatori. Platformat do të detyroheshin gjithashtu të mbyllnin llogaritë ekzistuese të të miturve dhe të zbatonin mekanizma për verifikimin e moshës. Këshilli Kushtetues francez arriti në përfundimin se ligji nuk përcaktonte qartë kushtet dhe kufizimet për mënyrën se si do...
Burimi:
kultplus.com