I njohur në skenat prestigjioze, violinisti shqiptar kapet me 38 kg kokainë

I njohur në skenat prestigjioze, violinisti shqiptar kapet me 38 kg kokainë

Një violinist profesionist me origjinë shqiptare është vënë në qendër të një çështjeje të rëndë penale në Francë, pasi u arrestua me 38.3 kilogramë kokainë të fshehur në automjetin e tij. B. B., 45 vjeç, u ndalua nga doganierët në pikën e pagesës së La Turbie, ndërsa po udhëtonte në drejtim të Italisë me një Citroën C5 Aircross. Gjatë kontrollit, doganierët vunë re një parregullsi nën tapetin e sediljes së pasagjerit. Dyshimi i tyre çoi në një kontroll më të thelluar, ku u zbuluan dy hapësira të modifikuara në dyshemenë e automjetit. Brenda tyre ishin fshehur 38.3 kilogramë kokainë. Sipas autoriteteve doganore franceze, vlera e drogës nëse do të shitej me pakicë arrinte në rreth 1.14 milionë euro. Përpara gjykatës, 45-vjeçari pranoi se kishte pranuar...