“Shame and Money” me regji të Visar Morinës sonte do të prezantohet me premierë në garën kryesore në Festivalin e Filmit në Sarajevë
Filmi “Shame and Money”, me skenar dhe regji nga Visar Morina, do të prezantojë sonte premierën rajonale në garën kryesore (Main Competition) të Sarajevo Film Festival, njërit prej festivaleve më prestigjioze të filmit në Evropën Juglindore. Premiera do të shfaqet prej orës 19:00 në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, shkruan KultPlus. “Shame and Money” është një produksion i Vicky Bane dhe Schuldenberg Films, në bashkëprodhim me Eagle Eye Films Kosova, Vertigo Ljubljana, On Film Production, List Production dhe Quetzalcoatl, shkruan KultPlus. Në rolet kryesore interpretojnë Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha, Fiona Gllavica dhe Alban Ukaj. Skenari është shkruar nga Visar Morina dhe Doruntina Basha, ndërsa producentë janë Fabian Altenried, Sophie Ahrens, Kristof Gerega, Pia Hellenthal dhe Visar Morina. Bashkëproducentë janë Eshref Durmishi, Besnik Krapi, Danijel...
Burimi:
kultplus.com