Naim Frashëri, poeti i artit skenik shqiptar, aktori që iku shpejt për të mbetur i përjetshëm me artin e tij të madh
Nga Albert Vataj Në Leskovikun e mbështetur mbi shpatet e maleve dhe të ngulitur në kujtesën e jugut shqiptar, lindi një djalë që do të mbante një emër të madh. Një emër që mbartte jehonën e poetit të madh të Rilindjes, por që tek ai do të merrte një tjetër trajtë, një tjetër frymë, një tjetër fat. Naimi nuk do ta shkruante emrin e tij me vargje, por me zërin, gjestin, vështrimin dhe heshtjen. Do ta skaliste në skenë dhe do ta linte të jetonte në kujtesën e teatrit dhe të kinemasë shqiptare. Ai nuk ishte thjesht aktor.Ai ishte një mënyrë për ta përjetuar personazhin. Kur Naim Frashëri u ngjit për herë të parë në skenë, Shqipëria ende jetonte nën hijen e luftës. Ishte viti...
Burimi:
kultplus.com