iPhone 18 Pro mund të bëhet shumë më i shtrenjt

iPhone 18 Pro mund të bëhet shumë më i shtrenjt

Apple po përballet me një problem të ri që mund të ndikojë drejtpërdrejt te çmimi i iPhone-ve të ardhshëm. Rritja e fortë e kërkesës për memorie nga kompanitë e inteligjencës artificiale ka shtyrë lart çmimet e çipave DRAM, duke rritur kostot për prodhuesit e pajisjeve elektronike. Sipas raportimeve ndërkombëtare, prodhuesit e memories po i japin përparësi qendrave të të dhënave dhe sistemeve të AI, ku kërkesa për komponentë është rritur ndjeshëm. Kjo po kufizon furnizimin për telefonat, kompjuterët dhe pajisjet e tjera të konsumatorëve. Për Apple, situata mund të përkthehet në çmime më të larta. Vlerësimet e fundit sugjerojnë se iPhone 18 Pro mund të kushtojë deri në 300 dollarë më shumë, nëse rritja e kostove të komponentëve vazhdon. Në të njëjtën kohë, Apple po...