Edhe një sukses i pianistes Aliu, vlerësohet me çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Volterrës

Edhe një sukses i pianistes Aliu, vlerësohet me çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Volterrës

Pianistja e njohur Anila Aliu ka shënuar së fundi edhe një sukses në paraqitjen e saj pianistike, e cila është vlerësuar me çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Volterrës, shkruan KultPlus.  Për këtë vlerësim ka njoftuar pianistja Aliu e cila e konsideron të jetë një nder i jashtëzakonshëm që të performojë dhe të vlerësohet me çmim në këtë  Festival Ndërkombëtar të Volterrës, që është mbajtë në amfiteatrin antik Teatro Romano di Volterra.  “Falënderuese nga zemra publikut italian për mikpritjen aq të ngrohtë, si dhe të gjithë ekipit të festivalit për këtë mbrëmje madhështore”, ka vlerësuar Aliu. / KultPlus.com