Shqipëria vijon të digjet/ 9 vatra aktive, Dajti dhe Gurë-Lura zonat më kritike

Shqipëria vijon të digjet/ 9 vatra aktive, Dajti dhe Gurë-Lura zonat më kritike

Ministria e Mbrojtjes raporton se deri në orën 14:00 të 15 gushtit janë regjistruar 12 vatra zjarri. 9 vatra vijojnë të jenë aktive, 2 janë nën monitorim dhe një është shuar plotësisht. Dy zonat ku vijojnë operacionet kryesore janë Dajti në Tiranë dhe Gurë-Lura në Dibër. Në Dajt, zjarri vijon mbi tunelet e Qafë-Mollës. Në operacion janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, zjarri nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Gurë-Lurë, Dibër, situata mbetet ndër më problematiket. Zjarri vijon aktiv dhe në terren janë angazhuar forca të shumta tokësore, ndërsa ndërhyrja nga ajri po kryhet me dy avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve ka frenuar përparimin e flakëve drejt banesave. Në Qafë Helmes, Bulqizë–Selishtë, zjarri...