Aksident në qendër të Sarandës/ Motori përplaset me makinën (DETAJE)

Aksident në qendër të Sarandës/ Motori përplaset me makinën (DETAJE)

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e katërt, në qendër të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin pranë ish-agjencisë së udhëtimeve, ku një motor është përplasur me një automjet. Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.