Zjarret, 9 vatra aktive/ Ndërhyrje intensive në Dajt dhe Gurë-Lurë, 285 forca dhe 4 mjete ajrore në terren
Nëntë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit, ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim, sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes për situatën deri në orën 14:00 të 15 gushtit. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar 285 forca operacionale, mes tyre 120 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Ministria bën me dije se aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. “Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve (15 gusht 2026 – ora 14:00). Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 14:00 të datës 15 gusht 2026, janë regjistruar 12 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim, ndërsa një vatër...
Burimi:
sot.com.al