Trafik kilometrik në hyrje të Elbasanit, vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve
Një trafik i rënduar kilometrik është regjistruar këtë të shtunë në hyrje-daljet e qytetit të Elbasanit, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve. Situata më kritike paraqitet në aksin që lidh Elbasanin me Tiranën, veçanërisht në zonën e Bradasheshit. Kjo mbingarkesë në rrugë ka ardhur si pasojë e fluksit të lartë të lëvizjeve nga kthimi i emigrantëve për pushime. Mungesa e një bypass-i mbetet një problematikë shqetësuese, duke bërë që qindra drejtues mjetet të mbeten të bllokuar në radhë të gjata dhe të presin për orë të tëra në trafik.
Burimi:
sot.com.al