I vuri pistoletën në kokë Mir Bitocit, por dështoi ta vriste, policia arreston autorin

I vuri pistoletën në kokë Mir Bitocit, por dështoi ta vriste, policia arreston autorin

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të atentatit të dështuar ndaj Mir Bitocit, ngjarja e ndodhur mesditën e kësaj të shtune (15 gusht), në ambientet e një lokali dhe në prani të shumë qytetarëve. Por si ka ndodhur ngjarja e sotme ? Në pamjet filmike shfaqet një person me bluzë të zezë, i identifikuar si Mir Bitoci, i cili fillimisht ndodhej brenda lokalit. Bitoci qëndron për disa momente në ambientet e brendshme dhe më pas ngrihet nga tavolina për t’u larguar. Por lëvizjet e tij duket se janë ndjekur nga autori, i cili në atë moment ndodhej gjithashtu në lokal, duke konsumuar kafe në shoqërinë e një shtetaseje. Menjëherë pasi Bitoci ngrihet dhe del jashtë, edhe personi tjetër largohet nga lokali...