Bilanci/ Si paraqitet situata me zjarret në Shqipëri, zonat më problematike

Bilanci/ Si paraqitet situata me zjarret në Shqipëri, zonat më problematike

Situata e zjarreve vijon të mbetet problematike në disa zona të vendit. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, sot 15 gusht, janë regjistruar 23 vatra zjarri, nga të cilat 13 vijojnë aktive, ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 317 forca operacionale dhe 32 automjete zjarrfikëse. Në terren janë gjithashtu 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Një nga zonat ku vijon angazhimi më i madh është Gurë-Lura në Dibër. Për të frenuar përhapjen e flakëve drejt banesave janë hapur korridore me mjete të rënda. Në terren ndodhen forca të shumta bashkiake, të Policisë, ADZM-së, MZSH-së dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy avionë...