Dita e 77-të e protestës, diaspora sërish sot në shesh për dorëheqjen e Ramës

Dita e 77-të e protestës, diaspora sërish sot në shesh për dorëheqjen e Ramës

Sot mbahet protesta e 77-të kundër qeverisë së Edi Ramës, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij. Ashtu si mbrëmjen e djeshme, protesta e radhës do të nisë në orën 19:30, ndërsa pritet një pjesëmarrje e konsiderueshme edhe nga diaspora shqiptare. Dje, shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës iu bashkuan protestës, duke mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për protestuesit, kërkesa për largimin e qeverisë dhe kundërshtimi ndaj klasës politike vijojnë prej javësh, pavarësisht temperaturave të larta dhe sezonit veror. Marshimi i djeshëm nisi nga Stacioni i Trenit, vijoi drejt Sheshit “Skënderbej” dhe më pas u ndal para Kryeministrisë. Gjatë protestës u artikuluan thirrje kundër qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve ishte e njëzëshme: dorëheqja e Edi Ramës....