‘Me leje për të vrarë’/ Eskorta ruse akuzohet se vrau ish-oficerin ukrainas me urdhër të Kievit
Margarita Reut, 32 vjeçe, është arrestuar nga autoritetet ruse nën akuzën se ka vendosur një bombë në një kosh mbeturinash në Sevastopol, në një atentat që i mori jetën një ish-oficeri të Marinës ukrainase. Sipas versionit të publikuar nga FSB-ja ruse, Reut dyshohet se e ka kryer sulmin me urdhër të shërbimeve të inteligjencës ukrainase. Autoritetet ruse pretendojnë gjithashtu se 32-vjeçarja ka pranuar përfshirjen e saj në atentat. Pajisja shpërthyese ishte fshehur në një kosh në një zonë të banuar të Sevastopolit. Shpërthimi ndodhi ndërsa objektivi i atentatit po kalonte pranë vendit, duke i shkaktuar plagë fatale. Reut po hetohet për akuza që lidhen me terrorizmin. Autoritetet ruse po përpiqen gjithashtu të përcaktojnë nëse ajo ka pasur bashkëpunëtorë dhe se si dyshohet se është rekrutuar...
Burimi:
syri.net