Protesta e 77-të/ Marshohet drejt Kryeministrisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë, në protestën e 77-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët kanë dalë sërish në rrugët e kryeqytetit me një kërkesë të qartë: dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij. Në protestën e sotme është rikthyer fuqishëm edhe Diaspora, me shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës për t’iu bashkuar revoltës qytetare në Tiranë. Një ditë më parë, emigrantë shqiptarë mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu bashkuar qytetarëve në thirrjet kundër qeverisë dhe për ndryshim politik. Protesta e sotme shënon ditën e 77-të të një qëndrese që ka vijuar për javë të tëra, pavarësisht temperaturave të larta dhe sezonit veror.
Burimi:
syri.net