Ne Vajzë u shfaq shteti i injorantëve dhe vulgarëve, që urren dhe shpërdoron kulturën popullore!

Ne Vajzë u shfaq shteti i injorantëve dhe vulgarëve, që urren dhe shpërdoron kulturën popullore!

Nga Petrit Vasili Shtet i shitur dhe i ndarë mes sharlatanëve, që kanë zaptuar qeverinë, drejtësinë dhe po duan të zaptojnë edhe kulturën popullore. Flasin këta, me Ramën në krye, që e urrejnë këngën popullore dhe duan ta përdorin për pazaret dhe allishverishet e tyre. Ku janë folkloristët, hulumtuesit dhe mbledhësit e folklorit shqiptar, kësaj kryevlere që e ka njohur gjithë bota? Flet sot gjithë bota për ‘Odisea’-n e Nolanit, që ka polifoninë shqiptare pjesë integrale të saj dhe që është bërë një ambasador i Shqipërisë në të gjithë globin. Po si u mbrojt, si u ruajt dhe si u mblodh kultura popullore dhe polifonia si pjesë e saj? Ç’do të ndodhë në të ardhmen me polifoninë? Si duhet ndihmuar, përkrahur dhe mbështetur ajo, që...