Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Tiranë, duke i dalluar ato nga protestat e qershorit dhe duke këmbëngulur se protestat e fundit kanë një përbërje më të fortë politike. Në intervistën për UnHerd, Rama tha se protestat e sotme, sipas tij, janë të nxitura kryesisht nga forca të vogla opozitare, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta ekstreme. Në ndryshim, ai vlerësoi protestat e qershorit si më të mëdha dhe me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve që kishin votuar Partinë Socialiste. “Protestat e sotme nuk janë protestat e qershorit, kështu që njerëzit që folën sot janë të ndryshëm”, tha Rama. Megjithatë, kryeministri u shpreh “shumë krenar” për mënyrën paqësore të protestave, duke e cilësuar këtë si shenjë të një vendi normal evropian...
Burimi:
ntv.al