Petri Bozo lirohet nga paraburgimi, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’
Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit ndaj producentit Petri Bozo, duke zëvendësuar masën “arrest në burg” me “arrest në shtëpi” dhe duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi. Vendimi i Apelit vjen pas kërkesës së paraqitur më herët nga mbrojtja e Bozos për zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa ishte shqyrtuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit, e cila kishte vendosur ta rrëzonte atë, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku. Pas ankimit, çështja kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila ka vlerësuar ndryshe kërkesën e mbrojtjes dhe ka vendosur një masë më të lehtë sigurie.Petri Bozo ishte vendosur në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata...
Burimi:
sot.com.al