Tentoi të qëllonte me armë në një lokal në Elbasan, zbardhet detaji që u shmang tragjedia

Tentoi të qëllonte me armë në një lokal në Elbasan, zbardhet detaji që u shmang tragjedia

Një incident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një lokal të frekuentuar në Elbasan. Ngjarja ka shkaktuar panik te personat që ndodheshin në ambientet e lokalit. Sipas të dhënave paraprake, një person dyshohet se është afruar pranë një tjetër dhe i ka drejtuar armën. Më pas, i dyshuari dyshohet se ka dalë nga lokali me armë në dorë. Në momentin kur ka tentuar të qëllojë në drejtim të personit që kishte shënjestruar, pistoleta dyshohet se i është bllokuar. Ky detaj mund të ketë shmangur përshkallëzimin e situatës dhe pasoja më të rënda. Pas marrjes së njoftimit, policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, uniformat blu kanë identifikuar personin e dyshuar si autor të incidentit....