Tentoi ta ekzekutonte në mes të lokalit në Elbasan, arrestohet autori i atentatit ndaj Mir Bitocit

Tentoi ta ekzekutonte në mes të lokalit në Elbasan, arrestohet autori i atentatit ndaj Mir Bitocit

Policia e Elbasanit ka arrestuar personin e dyshuar si autor të tentativës për vrasje të Mir Bitocit, ngjarje e ndodhur mesditën e kësaj të shtune në një lokal në Elbasan. Sipas të dhënave paraprake, autori ndodhej brenda lokalit, ndërsa Bitoci po përgatitej të largohej. Pasi shënjestra doli jashtë, autori e ka ndjekur nga pas dhe i është afruar, duke i vendosur armën e zjarrit në pjesën e pasme të kokës. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin e rëndë, ndërsa dyshohet se autori ka tentuar të qëllojë. Megjithatë, arma mendohet se është bllokuar në atë moment, duke i dhënë mundësi Bitocit të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pas ngjarjes, Policia ka nisur menjëherë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili...