Çohet nga karrigia dhe shkon i drejton pistoletën në kokë një personi, publikohen pamjet nga atentati në Elbasan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mesditën e kësaj të shtune në ambientet e një lokali, ku një person ka tentuar të qëllojë me pistoletë në kokë një tjetër person. Siç shihet në këto pamje, autori ka qenë i ulur në lokal nën shoqërinë e një gruaje, ndërsa shumë pranë tij kalon “objektivi”. Në këto momente, autori çohet nga tavolina dhe nga çantë që mbante të varur në trup nxjerr pistoletën dhe ia drejton në kokë personit, por siç duket në këtë moment arma do jetë bllokuar. Personi që u tentua të qëllohej me armë ka kthyer kokën dhe i tmerruar është larguar. Pas ngjarjes, njerëzit që ndodheshin në lokal janë çuar në këmbë të alarmuar për të parë se çfarë...
Burimi:
sot.com.al