Milan mposht 4-2 United me një super Chukwueze, shënon edhe Ramos (Video)

Milan mposht 4-2 United me një super Chukwueze, shënon edhe Ramos (Video)

Milani ka mposhtur 4-2 Manchester United në miqësoren e tyre të fundit parasezonale, me Goncalo Ramos, Samuel Chukwueze, Ruben Loftus-Cheek dhe Alphadjo Cisse në gol. Pavarësisht një nisje aspak të mirë të ndeshjes, formacioni titullar i Ruben Amorim dukej ende shumë eksperimental, duke parë se mungonin Rafael Leao, Christian Pulisic, Matteo Gabbia, Santiago Gimenez, Mike Maignan dhe Adrien Rabiot. Manchester United e mori më seriozisht, me ish-lojtarët e Serie A, Amad Diallo, Bruno Fernandes dhe Patrick Dorgu në sulm. AC Milan 0-[1] Manchester United – Harry Maguire 2′ – VIDEO Lorenzo Torriani duhej të bënte një pritje në 30 sekondat e para, duke e shtyrë topin e Patrick Dorgu mbi traversë, por Harry Maguire ia doli të shënonte me kokë. Kuqezinjtë gjetën golin e barazimit...