Suzuki drejt Premier League, Juventus-it i hapet rruga për kampionin e botës
Merkato shpesh mund të jetë e paparashikueshme, dhe pikërisht kjo i ndodhi Zion Suzuki-t. Portieri japonez ishte shumë pranë të bëhej lojtar i ri i Paris Saint-Germain pas marrëveshjes prej 35 milionë eurosh të arritur midis klubit francez dhe Parma-s. Pikërisht sot, ai ishte planifikuar t’i nënshtrohej vizitave mjekësore në kryeqytetin francez dhe të rezervonte një fluturim privat për këtë rast. Fatkeqësisht, në orët e fundit, ka pasur një ndryshim në kërkesat dhe garancitë nga rrethi i lojtarit, përfshirë edhe në aspektin e komisioneve, gjë që ka çuar në dështimin e marrëveshjes. Juventus-i është gjithashtu i interesuar në rastin Suzuki, pasi synonte ta nënshkruante atë me një huazim njëvjeçar sapo të finalizohej transferimi i tij te PSG. Tani, pas dështimit të operacionit, Juventusi u kthye...
Burimi:
telesport.al