Aktivisti: Çdo ditë që kalon dorëheqja e Ramës është e pashmangshme, arrestojeni bashkë me Ballukun!

Aktivisti: Çdo ditë që kalon dorëheqja e Ramës është e pashmangshme, arrestojeni bashkë me Ballukun!

Në protestën e 77-të kundër qeverisë, një prej qytetarëve të mbledhur në Tiranë ka bërë thirrje për arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Duke folur nga sheshi, protestuesi tha se vijimi i tubimeve për 77 ditë radhazi, sipas tij, tregon rritjen e pakënaqësisë ndaj qeverisë dhe humbjen e legjitimitetit të saj. “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun. Këto janë 77 ditët të cilat e delegjitimuan pushtetin e Edi Ramës. Çdo ditë që kalon, dorëheqja është e pashmangshme”, u shpreh ai. Protesta e kësaj të shtune ka sjellë në Tiranë edhe qindra qytetarë nga diaspora, të cilët i janë bashkuar tubimit dhe kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij. Protestuesit shprehen se do të vijojnë qëndrimin në shesh, ndërsa kërkesa për...