Qëndresa kundër qeverisë në ditën e 77-të, qytetari: Rama e ka mbushur kupën, mandati i tij ka rënë

Qëndresa kundër qeverisë në ditën e 77-të, qytetari: Rama e ka mbushur kupën, mandati i tij ka rënë

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon për të 77-tën ditë, ndërsa protestuesit rendisin një sërë arsyesh që sipas tyre i kanë nxjerrë në rrugë. Një prej tyre kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se sipas tij qeveria ka kaluar çdo kufi. Ai u shpreh se Rama e ka mbushur kupën, ndërsa thekson se ashtu siç ja dhanë mandatin ashtu edhe do tia heqin. “Ekonomia, korrupsioni, keqqeverisja, shitja e Atdheut. Varfëria janë shumë arsye që na kanë nxjerrë në shesh. Rama duhet të japë dorëheqjen e ka mbushur kupën. Mandatin ia ka dhënë populli, dhe populli t’ja heqë. Mandati i tij ka rënë”, tha ndër të tjera protestuesi.