Vatër zjarri në Mat, flakët përshijnë edhe varrezat

Vatër zjarri në Mat, flakët përshijnë edhe varrezat

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në Bushkash, në Njësinë Administrative Ulëz, Bashkia Mat. Flakët kanë përfshirë edhe varrezat e fshatit, ndërsa në afërsi ndodhen banesa, duke rritur rrezikun për përhapjen e zjarrit. Drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet zjarrfikëse, ndërsa në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe punonjës të Bashkisë Mat dhe banorë të zonës. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Forcat në terren po punojnë për izolimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave.