Zjarret në vendin tonë, Von der Leyen: Europa është në gatishmëri

Zjarret në vendin tonë, Von der Leyen: Europa është në gatishmëri

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me zjarret që kanë rënë në vendin tonë, por edhe në Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Përmes një postimi në X Von der Leyen shprehet se Europa është në gatishmëri dhe po monitoron vendet e prekura. “Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në Shqipëri, Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Sistemi ynë satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet e hartëzimit. Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është aty sa herë që një vend kërkon solidaritetin e Evropës”,shkruan ajo.