Zjarr pranë zonës pyjore në Darëzezë të Fierit, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen

Zjarr pranë zonës pyjore në Darëzezë të Fierit, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në zonën e Darëzezës, pranë një sipërfaqeje pyjore, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt pyllit. Zjarri përfshiu shkurre dhe mbetje, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e flakëve në një kohë të shkurtër. Reagimi i menjëhershëm u favorizua edhe nga afërsia e stacionit zjarrfikës, i cili ndodhet në Topojë, pranë zonës së Darëzezës. Fatmirësisht, flakët u vunë nën kontroll pa arritur të përhapen drejt sipërfaqes pyjore dhe nuk raportohet për dëme të tjera.