Shembet kanali vaditës në Elbasan, bllokohet prej orësh aksi drejt Cërrikut, uji e dherat vërshojnë në rrugë! (FOTO)

Shembet kanali vaditës në Elbasan, bllokohet prej orësh aksi drejt Cërrikut, uji e dherat vërshojnë në rrugë! (FOTO)

Një ngjarje dramatike ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në afërsi të fshatit Kuqan, i cili është bllokuar prej rreth tri orësh. Shkak u bë shembja e një gjatësie prej 20 metra linear të një kanali vaditës nga më të mëdhejtë dhe më rëndësishmit e rajonit të Shqipërisë së Mesme. Nga dëmtimi i kanalit, uji ka dalë jashtë shtratit, duke marrë me vete edhe sasi dheu e materialesh nga kodrat përreth. Uji dhe dheu kanë përfunduar në rrugë, duke vështirësuar dhe më pas bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment. Situata ka krijuar probleme të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në aksin Elbasan-Cërrik, ndërsa qarkullimi vijon të jetë i ndërprerë në zonën e prekur. Ende nuk dihet nëse shembja e kanalit është...