E rëndë në Elbasan/ U fut me armë në një lokal dhe tentoi të vriste një grua

E rëndë në Elbasan/ U fut me armë në një lokal dhe tentoi të vriste një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 14:50 të ditës së sotme në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se një person ka tentuar të vrasë me armë zjarri një grua në një lokal. Sipas të dhënave paraprake, personi i dyshuar është afruar pranë gruas brenda ambienteve të lokalit dhe ka nxjerrë një armë zjarri, duke e drejtuar në drejtim të saj. Incidenti ka shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në lokal. Deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo persona të plagosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje pas marrjes së informacionit dhe ka identifikuar personin e dyshuar si autor të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po vijon mbledhjen e provave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Mbeten ende të paqarta...