Sekuestrohen 324 kg kanabis, gjenden në kamionë duke u transportuar nga Shqipëria drejt Turqisë
Një organizatë kriminale transnacionale që dyshohet se trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Turqisë është goditur në Selanik. Operacioni u zhvillua të premten nga autoritetet greke, në kuadër të hetimeve për trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. Në pranga kanë përfunduar dy shtetas të huaj, 58 dhe 43 vjeç, ndërsa një person i tretë është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, grupi përdorte kamionë të transportit ndërkombëtar për të kaluar sasitë e drogës përmes Greqisë. Kanabisi fshihej në hapësira të posaçme të krijuara brenda ngarkesave me materiale letre për riciklim. Gjatë kontrollit në një zonë të mbyllur në Selanik, policia zbuloi tetë paleta me materiale për riciklim. Katër prej tyre ndodheshin brenda një automjeti gjysmërimorkio, ndërsa pjesa tjetër pranë tij. Në hapësirat e fshehura u gjetën pako me kanabis...
Burimi:
gijotina.com