Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më kokë, dy të lënduar
Një aksident ështe shënuar pasditen e sotme ne aksin Fier-Vajkan në vendin e quajtur” Ura e Mbrostarit”. Një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin L. XH, është perplasur me nje mjet tip “ Volksëagen” dhe për pasojë drejtuesi dhe pasagjeri, babai dhe djali i tij i mitur kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fierit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Burimi:
vizionplus.tv