Trafik droge nga Shqipëria në Turqi përmes Greqisë, kanabisi fshihej në kuti me letra për riciklim! 2 të arrestuar 1 në kërkim

Trafik droge nga Shqipëria në Turqi përmes Greqisë, kanabisi fshihej në kuti me letra për riciklim! 2 të arrestuar 1 në kërkim

Policia greke ka arrestuar 2 persona nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kosova, ndërsa ka shpallur në kërkim një person të tretë po nga Maqedonia e Veriut në kuadër të opreacionit për të goditur një organizatë kriminale transnacionale që dyshohet se trafikonte sasi të mëdha kanabisi nga Shqipëria drejt Turqisë, përmes territorit grek. Operacioni u krye në orët e para të së premtes, më 14 gusht 2026, në një zonë të Selanikut, me ndihmën e oficerëve të policisë nga Departamenti i Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore dhe Departamenti i Parandalimit dhe Shtypjes së Krimit të Drejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Selanikut. Sipas hetimeve, grupi kishte një strukturë hierarkike dhe përdorte kamionë të transportit ndërkombëtar për të...