Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike
Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 17:00, në territorin e vendit janë regjistruar 23 vatra zjarri, nga të cilat 13 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim. Në operacionet e sotme janë angazhuar 317 forca operacionale dhe 32 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi: Mali i Dajtit, Tiranë – Vijon operacioni në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Forcat operacionale mbështeten nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim. Gurë-Lurë, Dibër – Mbetet një nga vatrat me angazhimin më të...
Burimi:
javanews.al