Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

Shqiptarët nuk po dynden më ilegalisht drejt Britanisë së Madhe, por pavarësisht kësaj, ambasadori i Shqipërisë në Londër, Uran Ferizi, shpreh shqetësimin se ata vazhdojnë të stigmatizohen dhe të keqpërdoren për qëllime politike në këtë vend. “Një pakicë e zëshme në politikën dhe median britanike po e mban gjallë krizën e emigracionit të shqiptarëve shumë kohë pasi ajo ka përfunduar sipas të dhënave. Mbërritjet ranë me shpejtësi dhe Britania po vazhdon të flasë për shqiptarët sikur viti 2022 të mos kishte përfunduar kurrë.” Viti 2022 shënoi kulmin e dyndjes së shqiptarëve me varka drejt Britanisë së Madhe përmes Ngushticës së La Manshit, me më shumë se 12 mijë persona në një vit. Që nga ajo kohë, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme britanike, numri ka...