VIDEO/ Baçi: Rama e ka reformën territoriale në sirtar, Divjaka dhe Patosi po i nënshtrohen arrogancës së qeverisë

VIDEO/ Baçi: Rama e ka reformën territoriale në sirtar, Divjaka dhe Patosi po i nënshtrohen arrogancës së qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka denoncuar atë që e cilëson si një reformë territoriale të paracaktuar nga Edi Rama, duke akuzuar qeverinë se ka injoruar vullnetin e qytetarëve dhe propozimet e opozitës. I ftuar në Edicionin e “Pasdites” në SYRI TV, me moderatore Eneida Ndoci, Baçi u ndal te protestat në Divjakë dhe kundërshtimi i banorëve ndaj planit për bashkimin e kësaj bashkie me Lushnjën. Sipas deputetit demokrat, dëgjesat publike dhe puna e komisionit për reformën territoriale kanë qenë vetëm një formalitet, pasi vendimi, sipas tij, ishte marrë më herët nga kryeministri. Deputeti i PD-së theksoi se kundërshtimi nuk është i kufizuar vetëm te Divjaka. Ai përmendi edhe Patosin, ku banorët dhe drejtuesit vendorë kanë kundërshtuar bashkimin me Bashkinë e Fierit. Baçi vuri...