Pamje të tjera dramatike, qytetarët ikin gjersa tërmeti çan asfaltin, nxënësit tmerrohen nga dridhjet

Pamje të tjera dramatike, qytetarët ikin gjersa tërmeti çan asfaltin, nxënësit tmerrohen nga dridhjet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi herët të shtunën zonën pranë brigjeve të ishullit indonezian Flores, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe shembjen e ndërtesave e shtëpive. Sipas raportimeve të fundit, të paktën 40 persona kanë humbur jetën. Pamjet e publikuara pas tërmetit tregojnë momentet e panikut, me qytetarë që largohen me vrap nga zonat e prekura. Në disa prej videove shihet edhe asfalti duke u çarë nga lëkundjet e fuqishme, ndërsa në një tjetër regjistrohen nxënësit brenda një klase teksa ndërtesa e shkollës lëkundet fuqishëm. Lëkundjet kanë shkaktuar frikë të madhe te banorët, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të vlerësuar dëmet dhe për të kërkuar persona të mundshëm nën rrënoja. 🚨 #ÚLTIMAHORA!! 🚨Un potente terremoto de magnitud 7,7...