Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

Analiza/ Irani në prag të kolapsit ekonomik

Çdo javë, listat e blerjeve të iranianëve bëhen më të shkurtra, ndërsa inflacioni rritet dhe fuqia blerëse bie. “Ndërsa gjërat zhduken nga tryeza e ngrënies, fillimisht ikin frutat, pastaj produktet e qumështit dhe më pas çdo gjë që konsiderohet jo e domosdoshme”, tha një grua në kryeqytetin iranian, Teheran, në një mesazh zanor dërguar Radios Farda, shërbimit në gjuhën persiane të Radios Evropa e Lirë. “Në fund, gjithçka që blejmë janë vetëm gjërat e domosdoshme, por edhe ato nuk janë të përballueshme”, shtoi gruaja, e cila foli në kushte anonimiteti për arsye sigurie. Ajo është një prej miliona iranianëve që po përballen me pasojat ekonomike të luftës pesëmujore të Iranit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.Vite të tëra sanksionesh ndërkombëtare dhe keqmenaxhimi nga qeveria e...