Dështon atentati në Elbasan, tentoi ta qëllojë me plumb pas koke, autorit i ngec arma! Qytetarët largohen të tmerruar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, e cila mund të ishte kthyer në një tragjedi. Një person ka tenuar të vrasë me armë një tjetër pranë një lokali të frekuentuar në qytetin e Elbasanit. Raportohet se personi i armatosur i është afruar nga pas personit tjetër dhe në momentin që ka tentuar ta shkrepë armën, i ka ngecur. Shënjestra sapo ka nuhatur atentatin, ka vrapuar i ndjekur nga aps nga autori i dyshuar, i cili ka tentuar të qëllojë sërish. Deri në këtop momente nga ana e autoriteteve nuk është raportuar për të shtëna me armë apo persona të plagosur. Pas marrjes së informacionit, policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe, sipas të dhënave paraprake, ka identifikuar personin...
Burimi:
vizionplus.tv