Von der Leyen: Zjarret po përhapen në Evropë, sateliti Copernicus monitoron situatën edhe në Shqipëri

Von der Leyen: Zjarret po përhapen në Evropë, sateliti Copernicus monitoron situatën edhe në Shqipëri

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Evropë teksa përmend edhe vendin tonë. Von der Leyen shkruan se Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive teksa theksoi se BE po monitoron situatën. Sipas saj, sistemi satelitor Copernicus po mbështet operacionet e hartëzimit. “Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në Shqipëri, Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Sistemi ynë satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet e hartëzimit. Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është aty sa herë që një vend kërkon solidaritetin e Evropës”, shkruan Von der Leyen.