Qindra emigrantë tentojnë të kalojnë drejt Ceutës, Maroku përforcon kontrollet në kufi

Qindra emigrantë tentojnë të kalojnë drejt Ceutës, Maroku përforcon kontrollet në kufi

Autoritetet marokene njoftuan se kanë bllokuar një përpjekje të re të qindra emigrantëve, kryesisht nga Afrika subsahariane, për të kaluar në mënyrë të parregullt drejt Ceutës. Sipas agjencisë së lajmeve EFE, grupi ishte fshehur në një zonë malore pranë qytetit Fnideq, në jugperëndim të enklavës spanjolle, ndërsa përpjekjet për t’iu afruar kufirit nisën rreth orës 06 të mëngjesit. Zyrtarët marokenë thanë se kanë shtuar kontrollet në rrugët kryesore drejt Fnidequt, ndërsa edhe Spanja ka përforcuar ndjeshëm sigurinë në kufirin e Ceutës, ku situata për momentin raportohet e qetë. Masat e sigurisë ndërkohë, janë shtuar edhe në Melilla, enklava tjetër spanjolle në veri të Afrikës, për shkak të shqetësimeve se presioni migrator mund të zhvendoset atje. Autoritetet kanë evidentuar lëvizje të një numri të madh migrantësh...