Zjarret në Shqipëri/ 12 vatra të reja në 24 orët e fundit, 9 mbeten aktive! Vijon beteja në Dajt dhe Dibër

Zjarret në Shqipëri/ 12 vatra të reja në 24 orët e fundit, 9 mbeten aktive! Vijon beteja në Dajt dhe Dibër

Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 14:00 të datës 15 gusht 2026, janë regjistruar 12 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim, ndërsa një vatër është shuar plotësisht. Në operacionet e ditës së sotme janë angazhuar 285 forca operacionale, të mbështetura nga 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore. Në Dajt, Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarri në zonën e Priskës, Farkës, Lundrës dhe Gurrës së Madhe është vënë nën kontroll dhe po monitorohet nga forcat operacionale. Në Gurë-Lurë,...