Zjarre apokaliptike në Kroaci, edhe Greqia në situatë të vështirë, pushuesit largohen në panik

Zjarre apokaliptike në Kroaci, edhe Greqia në situatë të vështirë, pushuesit largohen në panik

Flakët kanë pushtuar sërish brigjet e Adriatikut dhe Egjeut, duke kthyer disa prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në zona emergjence. Në Kroaci, situata është përkeqësuar. Në Zadar, një zjarr i fuqishëm shpërtheu të premten, duke mbuluar qiellin me shtellunga të dendura tymi. Pamjet e tregojnë automjetet e emergjencës ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të frenojnë përhapjen e flakëve. Por goditja më e rëndë në Kroaci është regjistruar në Omiš, ku zjarri i favorizua nga erërat e forta përfshiu pyje dhe zona të banuara. Një person humbi jetën, rreth 40 të tjerë u plagosën dhe rreth 1 mijë e 200 banorë e turistë u detyruan të braktisin banesat. Flakët përfshinë më shumë se një mijë hektarë, ndërsa dhjetëra banesa dhe objekte u dëmtuan. Përballë përhapjes së...