Gjenden sërish mbetje mortore në Zubin Potok, u përkasin të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë

Gjenden sërish mbetje mortore në Zubin Potok, u përkasin të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë

Mbetje mortore të tre personave janë gjetur në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, në veri të Kosovës, në një prej zonave ku prej javësh po zhvillohen gërmime për varre të mundshme masive. Policia e Kosovës njofton se mbetjet u zbuluan më 14 gusht dhe ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se bëhet fjalë për mbetje njerëzore. Dyshimi i autoriteteve është se ato mund t’u përkasin viktimave të luftës. Gërmimet po zhvillohen në tri vende në Zubin Potok, përfshirë Kalludrën e Vogël dhe Jakubën. Hetimi për këto zona ka nisur rreth dy vite më parë, ndërsa më 7 gusht autoritetet njoftuan edhe për gjetjen e mbetjeve mortore në një tjetër vend  të dyshuar për varr masiv. Në kuadër të hetimeve janë arrestuar tre persona,njëri  prej të cilëve  dyshohet se...