Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos i “Amazon” dhe ish-shefi ekzekutiv i Facebook, Saverin, blejnë aksione
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, miliarderi Jeff Bezos është zyrtarisht pjesë e aksioneve të Liverpoolit. Bosi i Amazon, bashkë me sipërmarrës të tjerë të famshëm botërorë, përfshirë ish-ekzekutivin e Facebook, Eduardo Saverin, dhe familjen Mittal, kanë blerë një pjesë të vogël të aksioneve në Liverpool nga Fenway Sports Group, i cili mbetet sidoqoftë aksionari kryesor i skuadrës së famshme angleze. “Liverpool është ndërtuar gjithmonë duke menduar përtej një sezoni të vetëm dhe duke marrë vendime duke pasur parasysh interesat afatgjata të klubit. Kjo qasje vazhdon të tërheqë interesin e investitorëve dhe liderëve të biznesit të respektuar në të gjithë botën”, thuhet mes të tjerash në komunikatën zyrtare të klubit të Liverpoolit. Palët nuk komunikuan shifrën e saktë të aksioneve të blera nga Bezos dhe partnerët e...
Burimi:
vizionplus.tv