Shembet kanali vaditës në Elbasan, bllokohet prej 3 orësh aksi Elbasan-Cërrik
Aksi rrugor Elbasan-Cërrik, në afërsi të fshatit Kuqan, është bllokuar prej rreth tri orësh si pasojë e shembjes së një gjatësie prej 20 metra linear të një kanali vaditës nga më të mëdhejtë dhe më rëndësishmit e rajonit të Shqipërisë së Mesme. Nga dëmtimi i kanalit, uji ka dalë jashtë shtratit, duke marrë me vete edhe sasi dheu e materialesh nga kodrat përreth. Uji dhe dheu kanë përfunduar në rrugë, duke vështirësuar dhe më pas bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment. Situata ka krijuar probleme të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në aksin Elbasan-Cërrik, ndërsa qarkullimi vijon të jetë i ndërprerë në zonën e prekur. Ende nuk dihet nëse shembja e kanalit është shkaktuar nga amortizimi i strukturës apo nga faktorë të...
Burimi:
sot.com.al