“Vetëvendosja e sheh Presidentin si figurë të parëndësishme”- Osmani kritika të forta Kurtit: Ai do president që s’mban qëndrime!

“Vetëvendosja e sheh Presidentin si figurë të parëndësishme”- Osmani kritika të forta Kurtit: Ai do president që s’mban qëndrime!

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për takimet që ajo dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, zhvilluan me kryetarin e Vetëvendosjes, kryeministrin Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për një marrëveshje të mundshme dhe zgjidhjes së krizës politike. LDK-ja tashmë ka marrë qëndrim për të mbetur në opozitë, duke bërë të ditur se heq dorë nga çdo kërkesë për postin e kryeparlamentarit, presidentit apo pjesëmarrjen në Qeveri. Sipas saj, Vetëvendosje mund t’i mbajë të gjitha këto pozita, duke refuzuar të bëhen ‘dekor’ i Kurtit. LDK-ja ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të votuar një President konsensual, me kusht që ai të jetë një person që mbron “Republikën dhe Kushtetutën”. Për këto bisedime, Osmani u pyet në një emision televiziv në Kosovë. Ajo tha se një...